Ronald Araujo do të jetë në Kupën e Botës me Uruguain. Siç raporton “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi i Barcelonës po riaftësohet dita ditës dhe nëse do të vijojë me këtë ritë dhe nuk do të ketë të papritura të tjera, ai do të grumbullohet me kombëtaren e tij, gjithmonë nën mbikëqyrjen stafit mjekësor të Barcelonës.
Grumbullimi i tij me përfaqësuesen është zyrtar, megjithatë do të jetë shumë e vështirë ta shohim në fushë në fazën e grupeve. Për këtë arsye, trajneri Diego Alonso shkoi personalisht në Barcelonë, këtë të hënën, për të takuar lojtarin dhe trajnerin Xavi Hernandez.
Synimi është të mos rrezikohet shëndeti i lojtarit dhe të vendoset një bashkëpunim mes palëve.