Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publikë të
Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin
Publik Nr. 08/L-196, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.
Lidhur me shtesat, MPB ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars, meqë siç thonë po vazhdon procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave nga ana e Komisioneve,.
“Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publikë të
Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin
Publik Nr. 08/L-196, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.
Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar dhe janë duke mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës, shtesën për kushte tregu dhe shtesën për ekspertët.
Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të
dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.
Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt.
Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa
vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më parë.