Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbledhë sot në takim ministrat e kabinetit të tij qeveritar.
Zyra e kryeministrit nuk ka dhënë detaje mbi temat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje, e cila fillon nga ora 8:30.
Mbledhja e Qeverisë përkon me vizitën e sotme në Kosovë të emisarit të presidentit Donald Trump për dialogun Richard Grenell si pjesë e një delegacioni shtetëror amerikan, i cili do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.
Kryeministri, Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me delegacionin e qeverisë amerikane, por më shumë detaje ka thënë se do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.