Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Kryeministri Kurti do të mbledhë ministrat në ora 10:00, teksa nuk dihen pikat e rendit të ditës.

Në mbledhjen e kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton 75 milionë euro për tejkalim të krizës aktuale energjetike.