Mblidhet Qeveria, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID-19

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites.

“Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.

Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.

Disa nga masat që priten të votohen sot janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon punën sipas masave të deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.