Qeveria e Kosovës sot do ta ketë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.
Nuk dihen pikat e rendit të ditës.
Kujtojmë se pikërisht sot edhe Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë plenare nga ora 12:00.
Aty do të diskutohen pikat e mbetura pa u diskutuar nëpër seancat e kaluara.