Spitalet e Kosovës janë mbushur me të prekur nga COVID-19.
Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen 901 pacientë me koronavirus.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 13 nga ata janë me respiratorë.
Ndërkaq 632 po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë regjistruar 609 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima.
Kurse në spitale të tjera në Kosovë po trajtohen 618 pacientë.