Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 8 mijë e 26 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 69 mijë e 697 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 608 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 60 mijë e 63 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 467 raste të reja, nëntë viktima dhe 214 pacientë të shëruar.