Numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID ka arritur në 770 mijë e 941, sipas të dhënave të publikuara nga IKSHP.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë administruar afër 4 mijë doza.
Ndërkohë, me dozën e parë të vaksinës deri më tani janë vaksinuar 869 mijë e 439 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit pati edhe një rast të vdekjes nga COVID-19, ndërsa shtatë të tjerë rezultuan pozitiv me virusin.
Numri i rasteve aktive në vend është 328.
