Mbi 77 persona morën deri më sot dozën e tretë të vaksinës COVID-19 në Kosovë

77 mijë e 437 persona janë imunizuar deri tani me dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj rreth situatës pandemike në vend.

Po ashtu kjo ministri njofton se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë administruar dy mijë e 556 vaksina antikovid.

Derisa numri i përgjithshëm i dozave të administruara deri më sot në mbarë Kosovën, ka shkuar në një milion e 776 mijë e 133.