Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë tashmë ka shkuar në mbi 7200, raportoi të martën CNN-i.
Organizata vullnetare e Sirisë, Helmetat e Bardha, të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita.
Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në Siri në të paktën 1,832.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në një konferencë për shtyp të martën se numri i të vdekurve në Turqi tani është 5,434.
Ai ka shtuar se të paktën 31,777 persona kanë mbetur të lënduar në këtë vend. Ndërsa numri të plagosurve në të dyja vendet ka arritur në 35,626.