Mbi 670 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të masava anti koronavirusit

Kosovarët vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin kundër përhapjes dhe mbrojtjes nga COVID-19.

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka marrë vendime shtesë për ta luftuar koronavirusin, kosovarët nuk po i zbatojnë as këto masa e as Ligjin kundër përhapjes dhe mbrojtjes nga COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë vendin janë ndëshkuar 673 qytetarë për mosrespektim të Ligjit kundër përhapjes dhe mbrojtjes nga COVID-19.

Theksojmë se nga 13 nëntori në tërë Kosovën kanë hyrë në fuqi masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, masa këto që kategorizojnë komunat në bazë të numrit të të infektuarve me COVID-19.