Rreth 100 persona vetëm sot janë vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa në nivel vendi, mbi 1 mijë persona.
Sipas Niman Bardhit, Koordinator i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, në tërë Kosovën me vaksinën antiCOVID janë vaksinuar mbi 63 mijë persona.
“Mbi 63 mijë të vaksinuar janë në nivel vendi. Gjithçka po shkon në rregull. Edhe nesër dhe ditët në vijim do të vazhdojë vaksinimi”, u shpreh ai.
Mbrëmë, Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se zyrtarisht është arritur marrëveshja për sigurimin e 1 milion e 213 mijë e 290 vaksinave antiCOVID me “Pfizer”.
Sipas MSH-së, me vaksinat e siguruara, synohet që deri në fund të vitit 2021, të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.