Mbi 478 mijë doza ndaj COVID-19 të administruara në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 8 mijë 188 qytetarë në nivel vendi, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në mbi 312 mijë, ndërsa deri tani, mbi 165 mijë qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Thirrjet për vaksinim janë duke u shpeshtuar, pasi ka hezitim nga shumë qytetarë, ndërsa rastet e reja po vazhdojnë të rriten, ku gjatë të premtes ishin 271 raste pozitive me COVID-19.