Mbi 300 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit prill në Kosovë

Vetëm gjatë muajit prill në Kosovë kanë ndërruar jetë 306 pacientë, të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Gjatë këtyre 30 ditëve janë konfirmuar 59 mijë e 954 raste pozitive me këtë virus, derisa janë shëruar 19 mijë e 876 persona të cilët ishin të infektuar. 

Sipas raporteve ditore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përgjatë prillit janë kryer 110 mijë e 858 teste PCR. 

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 7 mijë e 983.