Lionel Messi është lojtari që fiton më së shumë te Paris Saint-Germain, pas mbërritjes së tij si transferim falas nga Barcelona.
Klubi parisien ka krijuar një ekip ëndrrash me emra të mëdhenj, por kjo ka ardhur edhe me një kosto të lartë, që do të thotë se duhet të paguajnë rroga të mëdha.
Fatura vjetore e klubit për paga shkon mbi 300 milionë euro.
Brenda buxhetit të madh të pagave, ka nivele të ndryshme – jo çdo lojtar mund të fitojë atë që fiton Messi, në fund të fundit.
Nuk është për t’u habitur që treshja e sulmit të PSG-së me yje të mëdhenj janë me pagat më të larta, duke mbushur 1/3 e faturës së përgjithshme të pagave të klubit.
Pak klube mund të përballojnë të paguajnë një nga këta lojtarë, e lëre më të rreshtohen të tre së bashku.
Messi është përfituesi i ri më i madh i klubit me një pagë vjetore prej 40 milionë euro, ndërsa Neymar dhe Kylian Mbappe janë përkatësisht me 36 dhe 25 milionë euro.
Ramos dhe Donnarumma në nivelin e dytë
Një nivel më poshtë nga yjet kryesorë ne gjejmë dy ardhje të reja si Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.
Ish-lojtari i Real Madridit drejton këtë grup tjetër me 20 milionë eurot në vit.
Donnarumma, së bashku me Marquinhos, Marco Verrattin, Angel Di Marian, Keylor Navasin, Presnel Kimpempe dhe Mauro Icardin, do të kushtojnë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit klubit.
wijnaldum dhe Achraf milionerë, por në grupin e tretë
Dy blerjet e reja – Georginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimi, po ashtu kanë paga të majme.
Të dy lojtarë kanë pagë të njëjtë, duke fituar nga 9.8 milionë euro në vit.
Pas tyre vijnë emra si Leandro Paredes dhe Ander Herrera (8.5 milionë euro në vit), të ndjekur nga Julian Draxler (7.6 milionë euro) dhe Idrissa Gueye (7 milionë euro).
Krejt në fund vijnë emra si Abdou Diallo, Rafinha Alcantara, Juan Bernat, Pablo Sarabia, Thilo Kehrer dhe Layvin KurzaWa që marrin rreth pesë milionë euro në vit.
Colin Dagba me 1.4 milion euro në vit, është një nga lojtarët e ekipit të parë me fitimet më të ulëta në klub. /Telegrafi/