Ka shkuar në 2,811 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Kjo rritje është shënuar si pasojë e rritjes së rasteve ditore me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 5,881 personave të dyshuar për infektim.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Rritja e rasteve ditore ka ndikuar edhe në rritjen e vaksinimit. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 3,541 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 793,574 persona ndërkohë që numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit në mars të vitit të kaluar, është 1,704,633.
Me dozë të tretë deri më tani janë vaksinuar 2,137 persona, e me dozë përforcuese, 24,841 persona.