Mbi 25 milionë të infektuar në botë nga COVID-19, rreth 850 mijë të vdekur, kryeson SHBA

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka kaluar shifrën e 25 milionëve, më saktë 25,226,437, sipas të dhënave të John Hopkins. University.

Ndërsa të vdekurit kanë shkuar në 846,448 persona. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet vendi më i prekur, me gati 6 milionë të infektuar nga të cilët kanë vdekur183,069 persona.

Brazili vijon të jetë në vend të dytë me më shumë se 3 milionë raste dhe 120.260 vdekje. India është e treta, me 3 milionë infeksione dhe 63.500 vdekje.

Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta. Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina/BW.