Mbi 2000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

2096 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 40 me dëme materiale.

Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 23 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.