Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 12,666 testime, ku 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234,731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,025. Në total numri i rasteve aktive është 18,287”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 22,486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 234,731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.