Mbi 1600 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,602 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi janë shëruar 225,911, ndërsa kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 65 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkaq numri total i dozave të administruara 1,830,937.