Ka shkuar në 1 mijë e 517 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë.
Që nga marsi i viti të kaluar, kur u raportuan dy rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 65 mijë e 982 raste nga 282 mijë e 904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 6 mijë e 470 raste.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57 mijë e 941 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar dje IKSHPK.