Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.
Prishtina, Gjilani dhe Mitrovica prijnë me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, një ditë më parë u paralajmërua për mundësinë e përfundimit më herët të gjysmëvjetorit të parë dhe kjo u tha për të lehtësuar situatën me gripin sezonal dhe COVID-19.
Nga 13 nëntori në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese, ku komunat janë kategorizuar sipas numrit të personave të infektuar me koronavirus.