Mbi 1300 persona u shëruan nga koronavirusi në tri ditët e fundit

1346 është numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Kosovë vetëm në 72 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 47 mijë e 605.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit betejën me koronavirusin e fituan plotë 526 pacientë, gjersa u regjistruan 299 raste të reja.https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Numri i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 54 mijë e 560, ndërsa ai i viktimave në 1 mijë e 388.

Po ashtu, numri i rasteve aktive deri më tani në vendin tonë është 5 mijë e 567.