Policia e Shqipërisë në Durrës e ka arrestuar një person dhe i ka sekuestruar 121, 680 euro të padeklaruara në portin detar të Durrësit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ato para kishin tentuar t’i futnin në Shqipëri duke i fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Ndërkaq, shoferi i është proceduar penalisht.
Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.