Mbi 105 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 105.004.227 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 105 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 105.004.227 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (23.754.391), Indi (11.525.039) dhe Brazil (11.239.099). Më pas radhiten Rusia (4.186.251), Britania e Madhe (3.860.174), Spanja (3.054.725), Turqia (3.035.043), Italia (2.933.757), Gjermania (2.548.200), Kolumbia (2.292.803) dhe Argjentina (2.112.266).

Ndërkohë në të gjithë botën ende janë në trajtim 22.478.623 persona.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 130.325.618 persona dhe duke shkaktuar 2.842.768 të vdekur.