Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten në spitalet dhe klinkat e Kosovës, janë të shtrirë 1.001 pacientë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, derisa 922 po trajtohen ne oksigjenoterapi.
Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht raste aktive janë 22.223.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 8 shtator janë regjistruar 24 viktima me koronavirus dhe 1.029 raste të reja.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.685 kanë vdekur.
Deri më 8 shtator në orën 15:00 kundër koronavirusit është vaksinuar 18.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.