Mbi 1000 numri i personave të vdekur nga koronavirusi

16 personave në Kosovë u ka marrë jetën koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas ISKHP-së, në këtë periudhë koronare janë regjistruar 626 raste të reja të të infektuarve me këtë virus nga një mijë e 505 testime.

Janë 673 persona që janë shëruar nga ky virus po ashtu.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”.

Me të dhënat e fundit, në Kosovë deri tash si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 1005 persona.