Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, kryeqyteti ka 101 raste aktive me koronavirus.
Pas Prishtinës, Ferizaj ka 38 raste, Prizreni 30 dhe komunat tjera me më pak raste.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 430.
Të hënën janë regjistruar pesë raste të infektimit dhe nuk ka pasur asnjë të vdekur.