Mbi 1 200 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, Rama: Pasojë e festimeve dhe mungesës së shtrëngimeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një dalje “live” në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me Covid-19.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, tha Rama.

Ditën e djeshme, rastet e reja me coronavirus ishin 801.