Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se në orën 3:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ata janë pritur nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.
Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në Tiranë, bashkë me 182 afganët e mbërritur sot, në Shqipëri shkon në 417 numri i tyre.