Ylli francez, Kylian Mbappe, pritet që sot të zyrtarizohet si lojtar i klubit spanjoll, Real Madrid.
Klubi nga Madridi i ka bërë një ofertë të re Paris Saint-Germain, në vlerë prej 170 milionë euro plus 10 milionë.
Presidenti i klubit francez, Al Khelaifi, pas shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve donte të mbante pulsin dhe ta bënte të qartë se PSG nuk ishte as komode dhe as aspak e kënaqur me atë që bëri Real Madridi. Pa mohuar mundësinë e lamtumirës së lojtarit, ai tregoi zemërimin dhe neverinë e tij për gjithçka që ndodhi.