Mbappe është futbollisti më i vlerësuar në Evropë

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është futbollisti më i vlerësuar në Evropë aktualisht. Listën e futbollistëve me vlerën më të madhe në treg e ka publikuar të hënën Qendra për Studime Sportive (CIES), ndërsa atë e kanë publikuar mediat më të mëdha botërore.

Për bazë janë marrë futbollistët e pesë ligave më të mëdha evropiane, Premier Leagues, La Ligas, Serie A, Bundesligës dhe Ligue 1. Sipas CIES-it, vlera në treg e Mbappes është 259,2 milionë euro.

Raheem Sterling i Manchester Cityt është i dyti në listë, me vlerë prej 194,7 milionë euro. Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, renditet i treti me vlerë prej 179,1 milionë euro.

Lionel Messi i Barcelonës me 100,1 milionë euro është i 21-ti në ranglistë, kurse Cristiano Ronaldo i Juventusit zë vetëm pozitën e 70-të. Vlera e tij sipas CIES tani është 62 milionë euro.

CIES shfrytëzon faktorë të ndryshëm për të caktuar vlerën e lojtarit, duke përfshirë moshën, performancën, situatën ekonomike.

Dhjetë më të vlerësuarit sipas CIES janë:

1. Kylian Mbappe (PSG) 259.2 milionë euro

2. Raheem Sterling (Manchester City) 194.7

3. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) 179.1

4. Trent Alexander-Arnold (Liverpool) 171.1

5. Marcus Rashford (Manchester United) 152.3

6. Mohammed Salah (Liverpool) 144.9

7. Sadio Mane (Liverpool) 139.2

8. Antoine Griezmann (Barcelona) 136.4

9. Alphonse Davies (Bayern) 133.5

10. Harry Kane (Tottenham) 118.7