Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, tha se me pesë milionë euro mund të sigurohen Policët e Kosovës.
Mazreku tha se për këtë çështje industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që polica e Kosovës të kenë sigurime shëndetësore.
Mazreku bëri me dije se ky është viti i katërt që industria e sigurimeve afaron me fitim.
Sigurimi i veturave në Raportin e Progresit është cilësuar pozitive dhe për këtë Mazreku tha se sfide për Byronë mbetet liberalizimi i Polisave të Sigurimeve.
“Nëse i referohemi kërkesave për liberalizim të tregut është një proces që ka filluar kohë më par dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës. Çështja e automjeteve të pargjestruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga Databaza”, tha Mazreku në RTK.
Ai ka thënë se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara.
“Për këtë çështje që është përmendur në Raportin e Progresit një meritë të madhe e ka Agjencia e Regjistrimit Civil në krye me drejtorin e saj i cili ka marrë veprime konkrete. Krejt kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi ndërinstitucional ose një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës , BQK-së dhe Byrosë së Sigurimeve që tani e tutje ky proces po ec në rrugën e mbarë”, ka thënë Mazreku.
Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, ai tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.
“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kryer shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.