Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka njoftuar se janë në fund të marrëveshjes për nënshkrimin e një vendimi për njohjen reciproke të policave të sigurimit.
Statusi i plotë i Mazrekur:
Të dashur qytetarë
Siç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit. Ne besojmë se marrëveshja e negociuar prej kohësh do të përfundoj së shpejti dhe ne do tu njoftojmë paraprakisht për kohën se kur do të hyj në fuqi ky vendim.
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është Institucioni i vetëm përgjegjës për negocimin dhe nënshkrimin e vendimit për njohjen reciproke të policave
Me respekt
Sami Mazreku
Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit