Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare në Mardare për të parë nga afër parë të gjitha përgatitjet që BKS-ja i ka bërë për pritjen e mërgimtarëve.
Mazreku bëri me dije se në këtë pikë kufitare nga 1 Janari i këtij viti e deri më sot kanë hyrë 44 998 automjete.
“Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku me kordinatorin e pikës në Merdare, Liridon Makolli të shtunën në mbrëmje kanë vizituar pikën kufitare të Merdares, ku nga afër ka parë të gjitha përgatitjet që BKS-ja i ka bërë për pritjen e mërgimtarëve. Mazreku bëri me dije se në këtë pikë kufitare nga 1 Janari i këtij viti e deri më sot kanë hyrë 44998 automjete”, thuhet në njoftimin e BKS-së.