Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.
Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.
E lidhur me këtë zyrtari i kësja partie Dukagjin Mavraj, ka thënë se kërkesa e Veselit, tregon që për të më i rëndësishëm është interesi stetëror dhe shëndeti i qytetarëve, sesa padrejtësia që i është bërë ati.
Mavraj ka thënë se këtë e bëjnë veç burrështetasit si Veseli, pasi shëndeti qytetar edhe interesi shtetëror, për të janë mbi të dhe cenueshmerinë e tij.
“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, njëri ndër udhëheqësit më të hershëm të UÇK-së, i cili padrejtësisht pretendohet të akuzohet për krime lufte, më anë të një vidoe-mesazhi po bënë thirrje që të anulohet protesta e paralajmëruar e 9 korrikut. E këtë e bëjnë veç burrështetasit si Veseli, pasi shëndeti qytetar edhe interesi shtetëror, për të janë mbi të dhe cenueshmerinë e tij. Për dallim nga disa që ftonin qytetarët midis pandemi të dilnin në protesta, madje edhe vet mbanin fjalime, këtë nuk e bënë Veseli, edhe përkundër dëshirës dhe gatishmërisë sonë që të dilnim në protestë”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.