Mashtrohen tre qytetarë, paguajnë mbi 30 mijë euro në këmbim të subvencioneve

Tre persona kanë raportuar në Polici se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur në Graqanicë. Ndërkaq, vlera e parave të marra nga i dyshuari është mbi 30 mijë euro.

I dyshuari sipas njoftimi është ende në arrati, kurse rasti po hetohet si “mashtrim”.

“Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.