Masat e reja: Pritet mbyllje totale për 12 ditë

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë, qendrave tregtare, shkollave e fitneseve.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

“Gastronomia dhe qendra tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

“Është diskutu që të mbyllen gastronomia, qendrat tregtare, shkollat, fitneset. Nesër pritet të merret vendimi”, ka thënë Kllokoqi për Front Online.

Ai ka thënë se i kanë kundërshtuar këto masa, ndërsa kur është pyetur se a do të ketë protesta ai nuk i ka përjashtuar këto të fundit.