Masat e reja do të hyjnë në fuqi pas Rreth 6 orësh

Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë nga nesër nuk do të lejohet të lëvizin nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta Stop.

Këto masa do të hyjnë në fuqi pas 6 orësh, përkatësisht sonte në orën 21:00.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference për media, pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Hoti ka deklaruar se nga nesër do shtohen aparatet për testime si dhe do të shtohen kapacitetet për personelet mjekësore, duke i riorganizuar personelet shëndetësore.

Më tej, Hoti tha se do të reduktohet stafi i numrit të të punësuarve nëpër çdo institucion, duke ua mundësuar që të punojnë vetëm stafit të dosmosdoshëm.

E gjithë kjo situatë erdhi pas 13 vdekjeve që ndodhën brenda 24 ore në Kosovë dhe numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.