Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur sot takim virtual me disa prej kryetarëve të komunave, me të cilët kanë diskutuar rreth gjendjes me COVID-19.
Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se ministri Latifi i ka informuar kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
“Ministri Latifi theksoi se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor jemi duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë dhe evitimin e mbylljes totale, kështu evitimin edhe te mbingarkesës spitalore, mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave”, thuhet në njoftimin e MSh’së.
Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka njoftuar se kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga MAPL-ja.
Kjo pasi AKK-ja nuk ka marrë ftesë për takim.