Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli i kanë dhënë fund beqarisë pas disa muajsh që shijonin romancën me njëri tjetrit.
Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit dhe janë tashmë të sapomartuar, ndërsa lumturia duket qartë në sytë e tyre. Në një fotografi të publikuar në Instastory, Arbenita shkroi: “Të sapomartuar”.
Ka pasur spekulime se Arbenita është në pritje të një fëmije, por modelja i mohuar. Ndërkohë, të gjithë kritikave në lidhje me martesën me Feron i është përgjigjur me anë të një tjetër postimi.
“Dikush diplomohet 21 vjeç, por pret 6 vite për të gjetur një punë të mirë.
Dikush nuk ka edukim, por bëhet milioner që 21 vjeç.
Dikush martohet në moshën 20 vjeçare, por divorcohet 5 vite më vonë.
Dikush martohet në moshën 33 vjeçare, por gjen dashurinë e përjetshme.
Njerëz të ndryshme, histori të ndryshme dhe të vështira.
Ti nuk je vonë.
Ti nuk je herët.
Ti je në kohë.” – shkruhet në fotografinë e publikuar nga Arbenita.FOTO GALERI1/12