Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, thotë Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.

Image

Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë. Në takim prezent do të jetë edhe kreu i SHBA-së, Donald Trumpi.