Çifti Hollywoodit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, u fejuan disa ditë më parë, për herë të dytë pas gati 20 vitesh.
Dyshja vendosën t’i japin njëri-tjetrit një mundësi të dytë një vit më parë.
Fansat e “Bennifer 2” së fundi janë tronditur nga një marrëveshje paramartesore që Lopez ka kërkuar nga Affleck, e që përfshin disa kërkesa “të veçanta”.
Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit dhe që tërheq vëmendjen e medieve rozë, për shumë njerëz mund të duket e ekzagjeruar por për artisten është i rëndëishëm.
JLo i kërkon Ben Affleck që të kryejnë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë para se të martohen.
Reagimet për kërkesën e papritur të këngëtares dhe aktores drejtuar yllit të “Live By Night” kanë qenë të shumta. Teksa disa e cilësojnë të çuditshme dhe të tepruar, për të tjetër është një pikë e rëndësishme që çifti të kalojë mirë martesën e tyre dhe për “të mbajtur gjallë pasionin”.