Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me serinë e jashtëzakonshme. Ai ka mposhtur qysh në raundin e parë rivalin Dylan Moran.
I janë dashur vetëm 54 sekonda që të fitojë me nokaut teknik.
Pas fitores, 30-vjeçari ka thënë se dëshiron “meçe të mëdha”.
“Kam punuar shumë për këtë ndeshje, për rikthimin tim. Dua meçe të mëdha dhe njerëzit po më shmangen. Ka qenë vit me frustrim. Respekt Dylan Moranit, por jam nivel tjetër. Kur jam i fokusuar, jam i rrezikshëm. Më sillni meçin e duhur dhe do të shihni çka mund të bëjmë”, ka thënë ai për “SkySports”.
Marku bokson në kategorinë ‘velter’.
Deri tash, në karrierën profesionale në boks, Marku ka 13 fitore e një barazim.