Marku detyron kundërshtarin të dorëzohet


Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka fituar përballjen me britanikun Rylan Charlton në meçin e vlefshëm për kategorinë velter.

Kjo ishte fitorja e tetë për Markun nga nëntë duele sa ka në boksin profesionistë. Meçin e shkuar ai u ndal baras me Jamie Stewartin. S’ka përjetuar ende humbje.

Goditjet e fuqishme të Markut bënë që kundërshtari të dorëzohet në raundin e tetë.