Ajo është ndër fytyrat më të dashura të ekranit dhe konsiderohet një prej prezantuese më të mira shqiptare.
Bëhet fjalë për Marina Vjollcën e cila shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë, dhe përkundër kësaj ajo nuk i ka ndalur aktivitete.
Bukuroshja po vazhdon me programin e saj të përjavshëm, ku edhe shfaqet për herë unik dhe me shumë stil.
Por, ndryshe nga herët e tjera, Marina së fundi ka bërë një ndryshim në dukje, e që e tregoi në imazhe që postoi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku numëron mbi 1.4 milion ndjekës.
Biondina e famshme, tashmë ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në gri, e që i rrinin për mrekulli, dhe ajo dukej mahnitëse si përherë.
Edhe fansat e saj ishin të shpejt në komplimentet për këtë ndryshim të papritur të moderatores.
Ndërkohë krahas emisionit, Marina ka qenë e angazhuar edhe me projektet tjera, prezantuesja është imazh i markës së njohur italiane Elisabetta Franchi, për të cilën ka realizuar kohë pas kohe fotosesione të ndryshme.