Moderatorja shqiptare sot feston ditëlindjen.
Dhe, natyrisht se bashkëshorti i saj, rep-artisti Getoar Selimi që njihet si Ghetto Geasy në estradë i ka bërë një urim.
Duke i publikuar një imazh në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai ka zgjedhur fjalë speciale për partneren e tij të jetës.
“Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Unë e gjitha çfarë duhet të bëj është të shoh sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”, kanë qenë fjalët e Geasyt.
Ndryshe, çifti ka vite që tashmë janë martuar dhe janë një nga çiftet të cilët nuk njihen për zënka apo probleme me njëri-tjetrin.
Rikujtojmë se, Geasy dhe Marina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.