Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veirut ka regjistruar 535 raste të reja me koronavirus, që shënon shifrën më të lartë të të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, për një total prej 815 humbje jetësh.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton tutuje se janë edhe 168 persona të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 22.170 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4597 raste.