Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 126.230, ndërsa numri i vdekjeve në 3.642.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima dhe 1.320 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 126.230, ndërsa numri i vdekjeve në 3.642.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 514 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 104.345 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 612.694 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.738 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.243.